Kryeministri polak
Donald Task thotë se paketa e fundit amerikane e stimujve ndaj Polonisë për
vendosjen e sistemin të mbrojtjes nga raketat nuk është i kënaqshëm.
Udhëheqësi
polak u tha gazetarëve dje në Varshavë se vendi i tij mbetet i hapur ndaj
bisedimeve të mëtejshme për këtë çështje. Ai e quajti ofertën amerikane për
përmirësimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë të pamjaftueshme. Zoti Task tha se
çdo marrëveshje duhet të forcojë sigurinë e Polonisë, të përmirësojë mbrojtjen
e saj dhe të përfshijë dislokimin e përhershëm të sistemeve amerikane Patriot
kundër raketave në Poloni dhe jo vetëm për një vit siç kanë ofruar Shtetet e
Bashkuara.
Zoti
Task dhe zëvendës presidenti Dik Çeni biseduan për rreth 40 minuta në telefon
të enjten në darkë.Zyrtarët
amerikanë thanë të mërkurën se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje në
parim mbi planet. Çdo
marrëveshje rreth mbrojtjes nga raketat do të duhet të miratohet nga qeveria
polake.//lk