Në Maqedoni, 9 persona u plagosën mbrëmë vonë
nga një shkëmbim zjarri mes përkrahësve të partive politike rivale shqiptare.
Autoritetet thonë se personat e armatosur në makina qëlluan ndaj një grupi njerëzish
pranë një restoranti në fshatin Radushë, duke plagosur disa prej tyre. Personat
të cilët u qëlluan, u kundërpërgjigjën duke plagosur njërin prej sulmuesve.
Disa nga të plagosurit më pas u dërguan në spital në Shkup. Shqiptarët në
Maqedoni, të cilët përbëjnë deri në 25 përqind të popullsisë, e ndajnë
mbështetjen e tyre mes dy pasrtive politike rivale, Bashkimit Demokratik për
Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Dhuna mes dy grupeve shoqëroi
muajin e kaluar zgjedhjet parlamentare, duke shkaktuar përsëritjen e votimeve
në disa zona. Zyrtarët thanë se njëri
nga të plagosurit është i biri i deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim
Rafiz Aliti.