1. Një
robot i vetmuar, ka bërë miliona miq gjatë fundjavës së kaluar, madje duke ia
kaluar dhe Anzhelina Zholisë. Bëhet fjalë për filmin " Wall-E" i cili qëndron
në krye të klasifikmit për grumbullimin e të ardhurave nga shitja e biletave me
62.5milion dollarë vetëm javën e parë të shfaqjes së tij. Sipas prodhuesve të
tij, sekreti i filmit qëndron në faktin, se ai nuk është vetëm film për fëmijë,
por dhe për të rritur, dhe kjo bën që njerëzit të rendin pr t'a ndjekur.
Anzhelina Zholi, është një personazh më i dashur për shikuesit e kinemasë jashtë
Amerikës. Kjo është arsyeja që filmi
saj i fundit "Wanted" renditet i dyti sipas grumbullimt të të ardhurave
në SHBA, por është më i ndjekur nnë kinematë e huaja . Filmi ka grumbulluar
deri tani 51 milion dollarë, nga të cilët 32.5 milion dollarë nga kinematë
jashtë Amerikës.
Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat si pasojë e
shitjes së biletave në kinëma, janë 6% më të larta se vitin e kaluar. Kjo,
sipas Presidentit të organizmit që montoron këto të ardhura Media By Numbers,
Paul Dergaberdian, vjen si pasojë e situatës ekonomike në vend si dhe rritjes
së cmimit të karburanteve. Ai shton se biletata e kinemasë kanë nuk kanë
ndryshuar cmim, ndërsa të shohësh një
koncert apo ngjarje të ndryshme kulturore është më shtrenjtë në kohën e sotme.
Në vend të tretë është filmi "Get Smart" i cili ka
grumbulluar deri tani në total 77 milion dollarë.
Vetëm 100 ditë mbas grevës së skenaristëve
hollivudianë, duket se kësaj rradhe janë aktorët që po mendojnë të hidhen në
grevë. Ndonës disa prej tyre e përjashtojnë këtë ide, si Will Smith, apo Pierce
Brosnan, sërish, ideja e një greve duket në horizont. Pika kyce e
mosmarrëveshjes deri tani është kërkesa e shoqatës së aktorëve të Hollivudit të
cilët duan përfitimet e tyre nga shitja e DVD dhe e filmave në internet.
Kontrata mes tyre dhe studiove më të mëdha holliwoodiane, përfundoi në 1
korrik, dhe negociata mes dy palëve ende vazhdojnë. Propozimi i fundit i bërë
nga studiot e mëdha në Hollywood për aktorët është për një pagesë më shumë se
250 milion dollarë, si kompesim për anëtarët e shoqatës së aktorëve për tre
vite e ardhshme. Por deri tani nuk asnjë përgjigje nga Shoqata e Aktorëve, ku
janë dhe emra si Jack Nicholson, Holly Hunter, Josh Brolin e tj. Shoqata e
Aktorëve të Hollivudit përfaqëson 120
mijë aktorë të kinemasë, teatrit si dhe ka 44 mijë anëtarë që janë gjithashtu
pjestar dhe në shoqatën AFTRA, e cila përfshin jo vetëm aktorë, por dhe
këngëtarë, prezantues, dhe gazetarë.