Kandidati demokrat presidencial Barack
Obama ritheksoi qëndrimin e tij në politikën e jashtme, duke thënë se kishte të
drejtë kur kundërshtoi luftën në Irak.
Zoti Obama u tha
një grupi veteranësh të mbledhur sot në Florida se tregoi gjykim të drejtë duke
argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndroheshin tek Al-Kaida dhe
Afganistani në vend që të fillonin luftë në Irakun.
Ai tha
se paralajmëroi se lufta në Irak do të inkurajonte ekstremizmin në Lindjen e
Mesme dhe do të krijonte qëndra të reja terrorizmi. Zoti Obama kritikoi rivalin
e tij, senatorin John McCain që parashikoi se amerikanët do të përshëndeteshin
si çlirimtarë në Irak.
Zoti
McCain iu drejtua dje të njëjtit grup veteranësh. Ai kritikoi politikën e
jashtme të zotit Obama, duke thënë se kundërshtimi paraprak i senatorit të ri
ndaj shtimit të trupave në Irak nxjerr në pah mungesën e përvojës dhe gjykimin
e tij të dobët. //rd//