Presidenti
Xhorxh Bush thotë se Shtetet e Bashkuara i mbështesin fuqishëm përpjekjet
ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit
mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
“Shtetet e
Bashkuara të Amerikës qendrojnë përkrah qeverisë së zgjedhur në mënyrë
demokratike të Gjeorgjisë. Ne kembëngulim që sovraniteti dhe integriteti
territorial i gjeorgjisë të respektohet.”
Në një demostrim solidariteti me popullin
gjeorgjian, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka filluar transportimin e
ndihmave humanitare për popullin gjeorgjian. Presidenti Bush thotë se ndihma
nuk duhet të pengohet.
“Ne presim që
Rusia të respektojë angazhimin e saj për lejimin e dergimit të të gjitha
ndihmave humanitare.”
Rusia
ka theksuar se ndryshimi i qeverisë në Gjeorgji nuk është synimi i sajë, thotë
presidenti Bush. Shtetet e Bashkuara dhe bota presin që Rusia të respektojë
këtë qendrim. //kh//