Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

Gjimnastët amerikanë në shtepinë larg shtepisë


22-08-2008

Qendra familjare është e hapur dhe plot gjallëri për 12 orë në ditë. Është një vend ku atletët amerikanë, familjet dhe miqtë e tyre mund të shijojnë ushqime të mira, ndjekin garat olimpike në televizion, përdorin internetin për të mbajtur lidhjet me të dashurit e tyre, të pushojnë brënda dhe jashtë qendrës, madje të kenë edhe rastin për të bërë masazh.

Kjo u bë e mundur nga banka, Bank of America, sponsorizuesja e ekipit amerikan. Craig Auerbach është nën-president i bankës për marketimin.

“Kjo qendër është e vetmja që u jep mundësinë atletëve dhe familjeve të tyre që të kalojnë kohë së bashku jashtë garave të jenë në gjendje të qetësohen, të shijojnë mjedisin përreth e të ndjehen si në shtepinë e tyre. Por edhe të shijojnë mikpritjen që shoqërohet me lojrat olimpike këtu në Kinë.”

Craig Auerbach thotë se Bank of America filloi të kërkonte për një mjedis të tillë dy vjet më parë. China Lounge u zgjodh për nga madhësia, vendndodhja dhe çfarë ofron.Të gjithë atletët, familjet dhe miqtë që vinë në këtë qendër regjistrohen dhe paisen me një kartë identiteti me fotografi. Çdo mik i atletëve përfiton një biletë për një veprimtari sportive.

Gjimnasti amerikan, fitues i medaljes se argjendë Jonathan Horton dhe nëna e tij, që erdhi nga Teksasi, kaluan aty darkën.

“Ushqimi është shumë i mirë. Të gjithë duken se ndjehen shumë mirë sonte”.“Ne vijmë këtu dhe pushojmë, brenda ose jashtë, shikojmë televizion, marrim masazhe, interneti është falas. Na pëlqen shumë”.

Nga ballkoni i sipërm, vrapuesja e 100 metershit Lauryn Williams transmetoi me satelit për televizionin amerikan. Por cili është përfitimi për Bank of America?

"Nëse je tifoz i lojërave olimpike dhe e di që ne jemi sponsorizuesit, atëherë tifozët të favorizojnë bankën tonë, për shembull për të blerë një artikull në të ardhmen, apo të rekomandojnë miqtë dhe familjen për këto sherbime. Është një mundësi e mirë për ne që, si sponsorizues të ekipit olimpik amerikan, të transmetojmë edhe mesazhin se çfarë biznesi mund të ofrojmë”.

Kjo qendër do të vazhdojë t’u sherbejë atletëve amerikanë deri në fund të lojërave olimpike të dielën.//kh//

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Gazmend Oketa në Pentagon

  Lajmet
Shkodër: Nën pranga dy shtetas amerikanë për trafik droge
Kompanitë e prodhimit të automjeteve, përpjekje të reja për kredi federale
Rajs: Pakistani duhet të bashkëpunojë për hetimin e sulmeve në Bombei
SHBA: Raport i Kongresit mbi kërcënimin e sulmeve terroriste
Putin parasheh përmirësim të marrëdhënieve me Amerikën
Policia serbe në kërkim të Mlladiçit
Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi në Kartën e Adriatikut
Dora bionike është tani realitet
Jepen kandidaturat për çmimet Grammy
Dy banka evropiane ulin shkallën e interesit
Ushtria amerikane e përgatitur për çdo të papritur gjatë tranzicionit
Bill Riçardson, kandidat për postin e Sekretarit të Tregëtisë
Profil i kandidatit Bill Riçardson
Paralajmërim për sulme me armë biologjike apo bërthamore
Shqipëria dhe Kroacia në prill anëtare të Natos
Presidenti Topi i kthen parlamentit ligjin e Kodit Zgjedhor
Sekretarja Rajs, thirrje Pakistanit të bashkëpunojë
Kompanitë e makinave paraqesin propozime për rimëkëmbjen
Kostot e larta në universitete e venë Amerikën në dizavantazh
Nëntori sjell 25 mijë të papunë në Shtetet e Bashkuara
Ngrohja globale kërcënon akullnajat e Andeve