 |
| Sen. Barak Obama del në podium gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate në Denver, 27 gusht 2008 |
Demokratët emëruan zyrtarisht Senatorin Barak
Obama si kandidatin e tyre për president, afrikano-amerikani i parë në
historinë e Shteteve të Bashkuara që zgjidhet kandiat i një partie të madhe për
zgjedhjet presidenciale.
Në një shprehje të
shkëlqyer të unitetit të partisë, ish rivalja e Senatorit Obama, Senatorja
Hillari Klinton, u kërkoi delegatëve të kuvendit të pezullonin votimin shtet
pas shteti.
"Me sytë e ngulur drejt të ardhmes,
me frymën e unitetit, me synimin për fitore, me besimin tek partia dhe vendi
ynë, le të deklarojë këtu dhe menjëherë, se Barak Obama është kandidati ynë për
president dhe ai do të bëhet presidenti ynë".
Thirrja e Senatores Klinton u prit me ovacione të
stuhishme në sallën e mbushur plot e për plot të Kuvendit të Partisë Demokrate
në Denver të Kolorados, që u pasuan nga mocioni e paraqitur nga zonja Klinton:
 |
| Sen. Hillari Klinton fton delegatët të emërojnë Sen. Obamën kandidat të Partisë Demokrate për president, Denver, 27 gusht 2008 |
"Propozoj që Senatori Barak Obama nga
Ilinoi të zgjidhet në këtë kuvend me thirrje si kandidat i Partisë Demokrate
për President të Shteteve të Bashkuara".
Më tej,
Kryetarja e Kuvendit të Partisë Demokrate dhe Kryetarja e Dhomës së
Përfaqësuesve të Kongresit amerikan,
Nensi Pelosi, thirri delegatët për votim:
PELOSI: "Të gjithë delegatët në favor të pezullimit të rregullave dhe
emërimit të Barak Obamës si kandidat për president me thirrje të thonë po".
DELEGATET: Po
![[insert caption here] [insert caption here]](/albanian/images/Pelosi_1.jpg) |
Nenci Pelosi, Kryetare e Kuvendit të Partisë Demokrate, Denver, 27 gusht 2008
|
PELOSI: Të gjithë ata që janë kundër të thonë jo. Meqë dy të tretat e delegatëve kanë votuar në favor, mocioni
miratohet".
Delegatët filluan të festonin dhe të kërcenin në sallën
e kuvendit nën tingujt e këngës "Love Train".
Emërimi i Senatorit 47 vjeçar, Barak Obama, si
kanditat i Partisë Demokrate për president, i hap rrugën atij për të konkuruar
me Senatorin republikan, Xhon Mekein, në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të
Bashkuara në muajin nëntor.
Më pas, ish presidenti Bill Klinton, i cili për
muaj të tërë gjatë fushatës vuri në dyshim aftësitë e Senatorit Obama për të
qënë president, u zotua ta mbështesë fuqimisht kandidatin.
 |
| Bill Klinton duke mbajtur fjalim në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver, 27 gusht 2008 |
"Barak Obama është gati të respektojë
betimin për të respektuar, ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të
Bashkuara. Barak Obama është i përgatitur
të jetë President i Shteteve të Bashkuara".
Delegatët e Kuvendit emëruan gjithashtu
zyrtarisht, të zgjedhurin e Obamës për nënpresident, Senatorin nga Dellover,
Xho Bajdën.
Zoti Bajden, Kryetar i Komisionit të Senatit për
Marrëdhëniet me Jashtë, e kritikoi ashpër politikën e jashtme të republikanëve
duke e cilësuar atë katastrofike.
![[insert caption here] [insert caption here]](/albanian/images/Biden_4.jpg) |
| Sen. Xhozef Bajden mban fjalimin e pranimit të kandidaturës për
nënpresident në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver, 27gusht 2008 |
"Unë kam qënë në Gjeorgji, në Irak,
Pakistan dhe Afganistan, dhe mund t'ju them pa u lëkundur se politika e jashtme
e kësaj administrate ka qënë mëse e dështuar.
Amerikanët nuk mund ta durojnë edhe katër vjet të tjerë këtë dështim".
Më pas Senatori Obama u shfaq pa pritur në këtë
natë historike, duke shkaktuar ovacione në Kuvend.
Sonte, kandidati demokrat për president do të
mbajë fjalimin për pranimin e kandidaturës në një stadium aty pranë, në praninë
e të paktën 75 mijë vetëve.
"Ne
duam ta hapim këtë Kuvend për të gjithë ata që duan të hynë në Partinë
Demokratike dhe të bëhen pjesë e përpjekjeve për ta marrë përsëri në dorë Amerikën".
Emërimi i Senatorit Obama si kandidat i Partisë Demokrate për president,
shënon një ngjarje të jashtëzakonëshme në politikën amerikane, si dhe kulmin e
asaj që analistët e përshkruajnë si një fushatë të disiplinuar dhe të
shkëlqyer.