 |
| Sen. Barak Obama mban fjalimin me rastin e pranimit të kandidaturës në Kuvendin e Partisë Demokrate në Denver, 28 gusht 2008 |
Kandidati demokrat për president,
Barak Obama, pranoi zyrtarisht emërimin e partisë së tij në praninë e
80 mijë njerëzve në një stadium të hapur në Denver të Kolordos. Fjalimi i tij shënoi edhe përfundimin e
kuvendit të Partisë Demokrate.
Të pranishmit në
stadiumin e futbollit në Denver shpërthyen në duartrokitje, ndërsa Barak Obama
hyri në historinë amerikane si afrikano-amerikani i parë që fiton emërimin e
një partie të madhe për president.
"Me mirënjohje të thellë dhe me
respektin më të madh, pranoj emërimin tuaj për presidencën e Shteteve të
Bashkuara".
Senatori Obama e mbajti fjalimin e pranimit të
kandidaturës në një skenë dramatike me një natë të kthjellët në rrëzë të Maleve
Shkëmbore të mbuluar me dëborë.
Kjo i dha mundësinë 47-vjeçarit të lindur në Havai
tek një baba kenian dhe një nënë amerikane për të transmetuar
mesazhin e tij tek miliona njerëz që e ndiqnin kuvendin në televizion.
Senatori Obama tha se Amerika ndodhet në një
moment vendimtar, ndërkohë që vendi është në luftë dhe ekonomia në amulli.
"Këto sfida nuk janë të gjitha
përgjegjësi të qeverisë. Por mungesa e
përgjigjes ndaj tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave jo
funksionale në Uashington dhe plotikave të dështuara të Xhorxh Bushit".
Më pas, Senatori Obama kritikoi ashpër rivalin e
tij politik, Xhon Mekein, duke thënë se vendi nuk mund të përballojë që
republikanët të kontrollojnë edhe për katër vjet të tjerë Shtëpinë e Bardhë.
"Xhon Mekein ka votuar me Xhorxh
Bushin 90 përqind të rasteve. Senatorit
Mekein i pëlqen të diskutojë për gjykimin e të tjerëve, por çfarë do të thotë
për gjykimin tuaj kur mendoni se Xhorxh Bushi ka patur të drejtë 90 përqind të
kohës".
Duke synuar për të tërhequr mbështetjen e votuesve
të shtresës së mesme, Senatori Obama premtoi se do të ulë taksat për 95 përqind
të familjeve punëtore dhe të zvogëlojë mbështetjen e vendit në naftën e huaj.
"Dhe për hir të ekonomisë tonë, të
sigurimit dhe të së ardhmes së planetit tonë, unë do të përcaktoj në objektiv
të qartë si president. Brenda 10
vjetësh, ne do t'i japim fund varësisë nga nafta e Lindjes së Mesme".
Senatori Obama u tha delegatëve të kuvendit se si
komandant i përgjithëshëm ai nuk do të hezitojo kurrë që të mbrojë vendin, por
do t'i dërgojë trupat amerikane në luftë vetëm me një mision të përcaktuar
mirë.
"Unë do t'i jap fund luftës në Irak
me përgjegjësi, si dhe luftës kundër al-Kaidës dhe Talebanit në
Afganistan. Unë do të rindërtoj
ushtrinë tonë që të jetë e aftë të përballojë konfliketet në të ardhmen. Por unë do të angazhohem në një diplomaci
intensive dhe të drejtpërdrejtë për të parandaluar Iranin të shtjerë në dorë
armë bërthamore dhe për të sprapsur agresionin rus".
Senatori Obama u zotua të krijojë partneritete të
tjera për të përballuar kërcënimet e shekullit të 210të, përfshirë terrorizmin
dhe përfapjen e armëve bërthamore.
"Unë do të rikthej vlerat tona morale
që Amerika të jetë përsëri shpresa e fundit dhe më e mirë për të gjithë ata që
e duan kauzën e lirisë, për ata që aspirojnë për paqen dhe për ata që kërkojnë
një të ardhme më të mirë".
 |
| Sen. Obama përshëndet të pranishmit në Kuvendin e Partisë në Denver, 28 gusht 2008 |
Fjalimi i Senatorit Obama shënoi edhe përfundimin
e kuvnedit katër ditor të Partisë Demokrate dhe u mbajt në 45 vjetorin e një
prej ngjarjeve më të shënuara të lëvizjes për të drejtat civile në Amerikë,
fjalimit të Martin Luther Kingut, i riu
"Unë kam një ëndër".Kuvendi i demokratëve përfundoi me hedhje fishekzjaresh dhe copa të
vogla letrash me të kuqe, të bardha dhe blu që mbushën stadiumin dhe binin mbi
Obamën, familjen e tij, si dhe në masën e madhe të përkrahësve të tij. //iç//