Është
bërë hedhja e shortit për raundin e parë të kupës së UEFAS dhe ish
kampioni i dyfishtë i kësaj kupe Sevilia do të gjendet përballë Salcburgut të
Austrisë, ndërsa ekipi italian i Milanit luan me Zyrihun e Zvicrës. Sevilia do të përpiqet të fitojë këtë
titull për herë të tretë në katër vitet e fundit. Këtë javë ekipi Spanjoll u
eliminua nga kupa e kampionëve nga ekipi anglez i Liverpulit
Kampioni i shtatëfishtë i evropës
Milan, po konkurron për herë të parë në kupën UEFA.
Në takime të tjera, ekipi i Napolit i
cili e fitoi këtë kupë në vitin 1989 do të takohet me Benfikën e Lisbonës
ndërsa ekipi tjetër italian Udineze takohet me Borusinë e Dortmundit.
Fituesi i kupës së vitit 1992, Ajaksi i
Amsterdamit luan kundër Boracit të Serbisë ndërsa Valencia e Spanjës kundër
ekipit portugez Maritimo.
Totenhemi i Anglisë takohet me ekipin
Wislau të Polonisë, i cili u eliminua nga kupa e kampionëve nga ekipi i
Barcelonës. //ii