Si
kudo, Ramazani është periudhë agjërimi, lutjesh dhe reflektimi dhe për miliona
muslimanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo vit gjatë muajit të shenjtë,
myslimanë me prejardhje dhe kombësi të ndryshme, mblidhen së bashku për të
nderuar dhe kremtuar thuajse në të njëjtat mënyra si gjithë muslimanët e tjerë
në botë. Mjaft myslimanë amerikanë thonë se Ramazani është një mundësi për të
ndarë kulturën dhe traditat e vendeve të tyre të ndryshme me miqtë e tyre
amerikanë që nuk janë myslimanë.
Nuk dihet me saktësi se sa myslimanë jetojnë në Amerikë:
disa organizata thonë se janë 6 milion dhe të tjerët deklarojnë se numërohen
rreth 8 milion myslimanë. Shumica janë emigrantë të ardhura nga gjithë bota.
Disa janë amerikanë që janë kthyer në myslimanë.
Mjaft
prej tyre e ndjekin Ramazanin sipas të gjitha rituleve tradicionale. Familiet
muslimane bëjnë Pazar në dyqanet e mishit Hallall, pregatisin ushqimet e
Iftarit për të thyer agjërimin e tyre të përditshëm me familjen dhe miqtë, dhe
luten sëbashku. Disa amerikanë myslimanë blejnë ëmbëlsira për Ramazan, si dhe
ushqime të veçanta.
Amina Tamboush, një myslimane ameriane nga
Senegali, thotë se e merr malli për kohën kur familja e saj mblidhej e gjitha
për Ramazan.
"Nga pikpamja e besimit, është e njëjta gjë. Por
në vendin tonë mblidhemi më shumë njerëz, sepse këtu ne duhet të shkojmë në
punë për Ramazan, dhe kthehemi vonë në shtëpi. Kështu që është e vështirë të
mblidhemi sëbashku. Por hera-herës, ne
takohemi me miqtë tanë, lutemi sëbashku dhe darkojmë me t'a" - thotë ai
E premtja e lutjeve
në xhaminë më të vjetër të Uashingtonit është një grumbullim tipik. Kjo xhami,
sikurse dhe të tjerat, mbushet plotë me
besimtarë çdo natë të muajit të Ramazanit. Muaji I shenjtë, I nënti në
kalendarin islamik, u shenjua 1400 vjet më pare kur myslimanët nisën të besojnë
se fjalët e Kuranit iu shfaqën Profetit Mohamed. Besimtarët agjërojnë nga
lindja e diellit deri në perëndim të tij.
Imami Abdullah
Khoju, Drejtor I Qendrës Islamike në Washington, thotë se larmia e myslimanëve
e bën të veçantë Ramazanin në Amerikë.
"Nëse
vini këtu në periudhën e Ramazanit, do të shihni këta flamujt. Njerëz nga çdo
anë e globit ulen në një tavolinë në dysheme, për të thyer agjërimin e tyre,
për të folur sëbashku dhe për t'u ndjerë se ata po bëjnë diçka madhore atë
ditë, duke agjëruar për Allahun". - thotë Imami Abdullah Khoju
Imam Khoju thotë se
për muslimanët amerikanë, Ramazani ka shërbyer si një mënyrë për të edukuar
publikun amerikan rreth besimit islamik.Çdo mbrëmje, mjaft xhami ftojnë
jomyslimanë në iftarin e tyre tradicional, që thyen agjërimin e tyre ditor.
"Ne kemi mjaft grupe që vijnë në qendrën tonë kryesisht
në muajin e Ramazanit dhe ne ftojmë dhe organizata të tjera, jo-muslimane dhe
ata vijnë dhe hanë iftarin me ne". - thotë ai
Ai thotë se përshëndetja e Presidentëve
amerikanë për Ramazan, si ajo e Presidentit George Bush në vitin 2002 në
Shtëpinë e Bardhë, edukon amerikanët se Islami është një besim paqësor.
Jane
Sisi, një myslimane amerikane nga Guinea, është dakort me këtë. Ajo thotë:
"Unë
besoj fuqimisht që besimi musliman është besimi që I mbledh sëbashku njerëzit,
kështu që Ramazani është një rast I mire për të folur për këtë, që njerëzit të
mblidhen sëbashku dhe të sjellin paqe mes tyre".
Myslimanët në SHBA
përballen me një sfidë të vështirë në festimin e muajit të tyre të shenjtë, I
cili këtë vit nis në 1 shtator. Amerikano myslimanët duhet të përshtasin
Ramazanin si një ritmikë në jetën Amerikane, veçanërisht tek studentët
myslimanë. Mohamed Tafesh një palestinez amerikan shpjegon:
"Për
fëmijët, është më e vështirë sepse ata shkojnë në shkollë dhe duhet të bëjnë
mjaft aktivitete, si aktivitete sportive psh, dhe iu duhet të shkojnë në
drekë, ku të tjerët hanë dhe ata duhet të agjërojnë."
Ndërsa Myslimanët
amerikanë kanë përshtatur nderimet e tyre për Ramazanin me stilin e jetës
amerikane, mjaft prej tyre thonë se ata shpresojnë që t'ia bëjnë më tepër të njohur amerikanëve Ramazanin. //mm//