Papa Benedikti u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë
një zgjidhje për problemin e imigracionit.
Theksimi i kësaj teme
nga ana Papës bëhet pak ditë pas njoftimit se më tepër se 70 imigrantë afrikanë
rezultojnë të humbur, pranë Maltës, në Mesdheun qendror.
Gjatë një paraqitjeje në rezidencën e tij verore pranë Romës, Papa tha sot
se problemi "kërkon një përgjigje efektive politike".
Ai nxiti vendet evropane që të studiojnë dhe të zhvillojnë nisma që u përgjigjen
në mënyrë më të shpejtë kërkesave të imigrantëve të paligjshëm.
Ai gjithashtu u bëri thirrje dhe imigrantëve që të jenë më të informuar
"për rreziqet e mëdha", në të cilat ata përfshihen në përpjekje për të
përmirësuar kushte e jetesës, dhe gjithashtu të zbatojnë detyrimet e tyre
përballë ligjit.//mm//