Myslimanët nga e gjithë
bota, kanë festuar nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Nisja e festimeve varion në komunitetet dhe vendet myslimane nga shfaqja e
hënës së plotë.
Dita e parë e agjërmit ka nisur të hënën në Indonezi, vendi me përqindjen më të
lartë të besimtarëve myslimanë në botë, ndërkohë Ramazani ka nisur dhe në SHBA
dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme. Myslimanët në Libi kanë festuar
nisjen e Ramazanit ditën e djelë, ndërsa në Iran, agjërimi nisë të
martën.
Gjatë Ramazanit, myslimanët zgjohen kohë më parë se të nisë lutja e
parë. Prioritet në orët e para të mëngjesit, është ushqimi, pasi me lindjen e
diellit, nis dhe agjërimi.
Myslimanët nuk hanë, nuk pijnë, nuk tymosin duhan dhe nuk kryejnë
marrdhënie seksuale deri në perëndim të diellit, kur agjërimi thyhet me një vakt që quhet “iftar”. //mm//