Ujërat e uraganit Gustav po prekin disa
nga digat e Nju Orlinsit, por zyrtarët thonë se barrierat e ngritura do të
rezistojnë pavarësisht nga goditja e stuhisë.
Uragani
nuk e goditi drejtpërdrejt Nju Orlinsin, duke prekur tokën rreth 110 kilometra
në jugperëndim të qytetit. Gustavi mbërriti në breg si një uragan i kategorisë
së dytë me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 175 kilometra në orë.
Parashikohet që stuhia të vazhdojë për disa orë në Nju Orlins.
Erërat
e uraganit pritet të dobësohen më pas ndërkohë që stuhia lëviz mbi tokë, duke
shkaktuar deri në një gjysëm metër shi në disa zona.
Autoritetet
thonë se rreth 95 përqind të banorëve në zonat e rrezikuara janë larguar, duke
pasur parasysh shkatërrimin e shkaktuar nga uragani Katrina para tre vjetësh.
Katrina bëri që digat e
Nju Orlinsit të mos ta përballonin dot fuqinë e përmbytjes e cila përfshiu 80
përqind të qytetit. //bsa//