Kuvendi kombetar republikan që po zhvillohet në
Sent Pol të shtetit Minesota, duket se do të kthehet sot në procedurat
normale, pas një dite me program të reduktuar, për shkak të uraganit Gustav.Menaxheri i fushatës së kandidatit presidencial republikan Xhon Mekein
u tha gazetarëve përmes një bisede telefonike, se Presidenti Bush do t’u flasë
delegatëve në Sent Pol të Minesotës, me satelit nga Shtëpia e Bardhë. Zoti
Bush e anuloi pjesëmarrjen e planifikuar në kuvend dje për të
qënë më pranë përgjigjes së qeverisë federale ndaj uraganit.
Menaxheri
i fushatës së zotit Mekein tha se mes folësve të tjerë të ditës së sotme do të
jenë ish-senatori Fred Tompson, si edhe senatori Joe Liberman që e quan veten
demokrat të pavarur. Zoti Liberman ishte kandidati për nënpresident i Partisë
Demokrate në vitin 2000, por tani është përkrahës i fortë i zotit Mekein.
Xhon
Mekein i cili do të pranojë kandidaturën këtë javë, e kaloi ditën dje në Ohio,
duke u përqëndruar në stuhinë që preku bregun e Gjirit.
Bashkëshortja e zotit Mekein, Sindi, u bashkua me zonjën e parë Laura Bush
duke iu drejtuar delegatëve dje, që të lënë mënjanë ndarjet politike dhe të
kontribuojnë në përpjekjet e shpëtimit.//lk