 |
Presidenti Abdullah Gul (M) dhe Presidenti Serzh Sarkisyan (D) gjatë takimit në Jerevan, 6 shtator 2008
|
Udhëheqësit e Turqisë
dhe Armenisë kanë premtuar të përmirësojnë marrëdhëniet konfliktuale mes tyre,
pas bisedimeve shumë të rëndësishime që zhvilluan në kryeqytetin e Armenisë.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, u bë udhëheqësi i parë turk që vizitoi
Armeninë të premten pasi u ftua të ndiqte një ndeshje futbolli mes Turqisë dhe
Armenisë.
Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisyan, tha se problemet që kanë të dy
vendet nuk duhet t'u lihen trashëgim brezave të ardhëshëm.
Megjithatë, vizita ishte një çështje e debatueshme. Qindra armenë dolën nëpër rrugë e
kryeqyteteti të vendit, Jerevan, për të protestuar kundër vizitës së zotit
Gyl. Tifozët armenë fërshëllyen himnin
kombëtar të Turqisë para fillimit të ndeshjes së futbollit.
Presidenti Gyl tha se
shpreson që kjo ndeshje do të ndihmonte për të eliminuar pengesat në
marrëdhëniet mes dy vendeve që kanë një histori të përbashkët dhe që sëbashku
kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin rajonal. //iç//